Nga Shqipëria / E Martë 17 Prill 2018, 16:04

Sot e njohur dhe seksi, por këngëtarja shqiptare paska lënë nam dikur në 'X Factor'

Ajo është një nga pjestaret më të reja të labelit të njohur ‘One Records’ dhe së fundmi bëri bujë me këngën e re, që ishte një bashkëpunim me reperin Fero. Edhe pse vetëm 18-vjeç ajo po i ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës dhe ka arritur që në një periudhë të shkurtër të marrë vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja Rina është komentuar shpesh për fotot e saj provokuese dhe super seksi dhe madje dhe për stilin e saj modern që përdor.

Mirëpo edhe pse sot mbahet si një nga femrat më joshëse, këngëtarja dikur nuk ka qenë aspak kështu. Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video kur 18-vjeçarja ka qenë pjesëmarrëse në audicionet e 'X Factor'.

Në video shihet Rina në një moshë më të vogël dhe për fat të keq juria nuk mbeti fare e kënaqur nga performanca e saj dhe për këtë arsye nuk e kaloi atë fazë konkurrimi.

Ndiqni Videon: