Përpara dy ditësh ish banorja e ‘Big Brother’ Xhensila Pere u bë kryeqendra e lajmeve duke qenë se u fotografua në një club me biznesmenin Jurgen Kurti. Madje u shkrua se dyshja kanë fjetur dhe në një hotel.

Mirëpo për këto lajme, të cilat u përhapën shumë shpejt, foli vetë Xhensila e cila i përgënjeshtroi të gjitha dhe tregoi se ajo dhe Jurgeni janë thjesht miq dhe madje shpërtheu ndaj portaleve duke u shprehur së është shumë e lodhur nga këto trillime.

Së fundmi ka reaguar edhe vetë biznesmeni, i cili ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me Xhensilën dhe ka rrëfyer se prej 5 vitesh është i fejuar me një vajzë të quajtur Enxhi.

"Per jetaoshqef dhe gjith portalet qe postojn lajme te rreme, qe sdin cfare shkruajn. Un jam me enxhi.ekonomi Prej 5 vitesh dhe me te lumtur se kurre pas fejeses sone. As nga Durresi nuk jam.Nuk keni lene njeri ne Tirane e Shqiperi pa lidhur ngatrruar me njeri tjetrin shoke,kushurinj,farefis i keni ber te dashur e dashnore...Ju pseudo gazetare qe fabrikoni lajme bazuar ne fantazite tuaja te semura pa me te voglen pergjegjesi . Zoti me bekoi me femren dhe familjen qe kam ne krah.Turpi rendon mbi juve me balten qe hidhni pertej tastjeres per gjithkend dhe cfaredo. Dy vjet qe hidhni balt mbi emrin tim dhe te familjes time dhe kurr nuk kam rreaguar por ju lutem mos kaloni kufinjte njerezore. Shpresoj te ngopeni dhe ta kuptoni qe nuk perben lajm emrin im. Nuk jam as person vip e as nuk merem me spektakle", shkruan Jurgeni.





