Nga Shqipëria / E Martë 17 Prill 2018, 14:02

Mburret me tufat me para në video dhe më pas e fshin, këngëtarja shqiptare habit ndjekësit

Ajo u bë e njohur fal bashkëpunimit që pati me reperin e  njohur Getinjo me këngën ‘Monster’ dhe që atëherë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të publikut me fotot dhe postimet provokuese që bën në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për këngëtaren Baby G, e cila së fundmi ka habitur ndjekësit më një video që ka postuar në adresën e saj.

Këngëtarja postoi një video ku shihesh në një makinë duke mbajtur tufa me lekë dhe duke u mburrur për suksesin e saj.

Në përshkrim të videos këngëtarja ka falenderuar edhe babain e saj, i cili ka bërë që ajo mos ta nisë nga fundi si shumica e kolegëve të saj.

"Jam angleze falë babait tim nuk e kam nisur nga fundi, gjithmonë 3 hapa para. Unë flas fakte, ju flisni ëndrra", shkruan Gordana e njohur si Baby G.