Nga Shqipëria / E Martë 17 Prill 2018, 14:02

Të zëna prej kohësh: Motrat Vorpsi nuk flasin dhe Ornela zbulon arsyen pse

Dy motrat Vorpsi janë dy personazhe shumë të njohura për publikun shqiptar. Laura Vorpsi ish zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe Ornela një nga shkrimtaret dhe piktoret e njohura shqiptare.

Mirëpo edhe pse motra, së fundmi është zbuluar se dy vajzat nuk kanë aspak një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. Për herë të fundit u panë bashkë në verën e 2015, ku dhe kaluan pushimet bashkë dhe që atëherë rrugët për dy motrat janë ndarë.

Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi Ornela në një intervistë që ka dhënë për emisionin 'Opinion', ku tregoi se nuk flet me Laurën prej kohësh.

"Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshime, dëshira të ndryshme dhe ndjej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtet, kur nuk e kam, nuk më intereson më njeriu. Jo nuk kam më raporte", u shpreh Ornela.