Astrologia e njohur, Meri Shehu, është një nga astrologet më të famshme në Shqipëri, e cila mbahet për parashikimet e sakta që bën për shenjat e horoskopit. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin 'Wake up' ku dhe ndryshe nga herët e tjera ka bërë një parashikim për Shqipërinë.

Ajo duke u bazuar tek yjet, ka treguar për negociatat e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas saj nuk do të vonojë shumë që Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.

“Unë si astrologe do rriskoj gjithmonë për të thënë se kur mund të futet në BE. Mua më dilte shumë më shpejt, më dilte me 21, pra në vitin 2021. Ndoshta u pleksa dhe pak me numrat unë, por shumë shpejt me dilte. Mua më del për 3 vite e gjysmë. Unë po rriskoj me këtë se mbase njerëzit nuk do e besojnë.”, tregoi Meri Shehu.


