Nga Shqipëria / E Martë 17 Prill 2018, 13:01

Ermali thumbon deklaratën e Alketës për Pirron, por pendohet dhe e fshin

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur ‘Në kurthin e Piter Pan’ ishte i ftuar kantautori i njohur, Pirro Çako, i cili u vendos në siklet nga pyetjet e ndryshme që fëmijët i bënin. Ai u pyet shumë për marrëdhënien dhe ndarjen nga sopranoja e njohur, Inva Mula , mirëpo me shumë stil, Pirro zgjodhi që të mos u përgjigjesh.

Megjithatë moderatorja Alketa Vejsiu nuk nguroi të fliste për raportin e veçantë që Pirro dhe djali i tij kishin dhe për këtë gjë ajo e përgëzoi duke e cilësuar si një baba shembull.

Kjo gjë mesa duket i është dukur shumë komike aktorit dhe moderatorit Ermal Mamaqi, i cili ka shpërndarë një foto të Pirros dhe Alketës dhe ka thumbuar deklaratën e moderatores.

Ermali shkruante: “TV Klan – Alketa i thotë Pirro Çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh”.

Por më vonë ai u pendua dhe brenda pak minutash e fshiu dhe fotoja nuk gjendet më në profilin e tij.