Nga Shqipëria / E Martë 17 Prill 2018, 12:12

Turjan Hyska bën deklaratën e papritur kundrejt Agron Llakaj: Ai është i frikshëm

Ndonëse konkurrenca mes personazheve të njohur të televizionit ekziston dhe është e madhe, shpesh herë ata nuk ngurojnë që të shprehin publikisht vlerësimin e tyre për kolegët.

Një gjë të tillë ka bërë së fundmi dhe moderatori i njohur, Turjan Hyska, i cili duke marrë shkas nga pjesëmarrja e aktorit të njohur, Agron Llakaj, në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka bërë një deklaratë të papritur për humoristin.

Ai ka shprehur vlerësimin e tij të madh për Llakaj, duke e cilësuar atë si të ‘frikshëm’ për punën e palodhur që ka bërë gjithë këto vite.

“Agron Llakaj është ndër njerëzit që vlerësoj më shumë ndër ata që kam njohur në botën e TV-së! Ka edhe njerëz të tjerë të talentuar por energjia e pashtershme, dëshira për punë e bën “të frikshëm”, respekte”- ka shkruar Turi në “Instagram”.