Siç dihet reperi i njohur Noizy dhe modelja Oriola Marashi kanë krijuar një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe shihen gjithnjë së bashku. Mirëpo si çdo marrëdhënie tjetër mes miqsh, edhe midis tyre nuk mungojnë ngacmimet e ndryshme.

Kemi parë që shpesh herë ata lënë shumë komente komike në fotot e njëri-tjetrit dhe së fundmi madje, Noizy e ka tepruar duke i nxjerr Oriolës defektin e saj në pah.

Në një foto që ka postuar Oriola së fundmi, ai ka lënë një koment komik duke i tallur ballin modeles.

“Balli jot si shpull” shkruante Noizy në komentin e tij, mirëpo Oriola nuk ja ka përtuar dhe ja ka kthyer reperit në të njëjtën mënyrë duke e thumbuar për kokën e tij.

“Kush foli ti që e ke kokën si shpatull”, shkruan Oriola Marashi në reagimin e saj në Instagram.



