Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 19:07

Adelina Ismaili mbështeti publikisht Encën, por ja si ja kthen kjo e fundit

Ndonëse Enca është një nga këngëtaret më të suksesshme momentalisht në Shqipëri, ajo nuk përkrahet shumë nga kolegët e saj dhe këtë gjë e ka rrëfyer edhe vetë këngëtarja në intervistat e saj.

Mirëpo ndryshe nga shumë këngëtar të rijnë të cilët nuk  e kanë dhe aq qejf Encën, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, Adelina Ismaili, ka shprehur së fundmi simpatinë për të.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Elite Show’ ku dhe ka pranuar se Enca është shumë e mirë si këngëtare dhe zërin e saj e njeh menjëherë.

“Ia njoha zërin. Encën e kam takuar për herë të parë në Sarandë para shumë kohësh. Është e lezetshme” – është shprehur Adelina.

“Adelina,  edhe unë të dua shumë. Dashuri me shikim të parë në fakt.”, – ka shkruar Enca në Instastory teksa ka shkëputur momentin e intervistës së Adelinës. Epo, s’kishte si të ishte ndryshe; të pëlqehesh nga një këngëtare aq e njohur dhe e talentuar si Adelina është një vlerësim.