Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 19:07

Për të sukseset nuk kanë fund, këngëtari shqiptar së shpejti baba

Ai është një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës rok, i cili së fundmi po përjeton një suksese të madh, duke qenë se Eugent Bushpepa u shpall fitues i festivalit të RTSH-së dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Portugali.

Mirëpo mesa duket lajmet e mira për këngëtarin nuk kanë mbarim, pasi ai së fundmi ka rrëfyer në një intervistë për 'Siluete' disa të fshehta për jetën e tij private.

Siç tregoi ai dhe partnerja e tij Andia janë ë lidhur për më shumë se 7 vjet dhe përpara disa vitesh madje filluar dhe të bashkëjetojnë. Mirëpo tashmë çifti ka plane të tjera dhe do që të krijojë një familje, duke qenë se Eugenti rrëfeu se do të bëhet baba.

“Nuk kemi vënë limite, planet ekzistojnë, shpresoj shumë shpejt të kemi një fëmijë,”-ka treguar ai.