Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 19:07

Aktorja shqiptare habit publikun, shkon zbathur në mes të emisionit live

Aktorja e njohur shqiptare Egla Ceno, është një ndër aktoret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe kjo për shkak të rolit të saj si gruaja e Elvis Pupës në emisonin ‘Më fal për shprehjen’.

Ditën e sotme Egla ka qenë e ftuar në emisionin e njohur ‘Rudina’ ku i ka habitur të gjithë teksa ka vendosur që të hyjë në skenë zbathur.

Moderatorja Rudina ngeli me gojë hapur teksa pa Eglën duke hyrë dhe tha: “Një aktore nuk mund të na surprizonte më bukur se kaq”

Ndërkohë aktorja tha se kishte menduar të vishte taka, por më pas vendosi që të bënte diçka ndryshe dhe u fut në studio pa këpucë.

Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”, tha aktorja./Burimi: tvklan.al.