Këngëtarja e njohur Enca përpara një muaj nxori dhe këngën e saj të radhës të titulluar ‘Dua’ e cila bëri bujë në media dhe u diskutua shumë për shkak te skenave erotike që këngëtarja kishte bërë me modelin spanjoll.

Mirëpo pavarësisht se u kritikua shumë, klipi i këngës ka arritur 8 milion klikime në Youtube. Ditën e sotme Enca ka publikuar prapaskenat e klipit dhe pjesës ku ajo dhe modeli do të bënin skenën e nxehtë.

Në këtë video Enca pyet modelin: “"Jemi gati për të xhiruar skenën ku do puthemi dhe prekemi. Je gati? Mendon se do dalë mirë? Mendon se do jetë e çuditshme?"

Pierluigi shihet i vënë në siklet teksa kthen përgjigje të shkurtra.
Në një intervistë më të hershme këngëtarja kishte rrëfyer se këtë skenë e kanë xhiruar të parën dhe është normale që modeli i njohur të jetë ndjerë në siklet.



