Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 18:06

Elhaida Dani ngel pa fjalë, surprizohet nga vetë kryeministri i Rusisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, gjithmonë e ka treguar që është shumë e talentuar. Ajo i mrekulloi të gjithë shqiptarët dhe italianët përpara disa vitesh, ku zuri vendin e parë në 'The voice of Italia'.

Por së fundmi Elhaida është zhvendosur drejt Rusisë, ku dhe po merr pjesë në shfaqjen 'Katredalja e Parisit' që luhet në Pallatin e Kremlinit.

Ajo luan rolin kryesor atë të Esmeraldës dhe ka arritur që të mrekullojë Rusinë me zërin e saj. Elhaida ka fituar shumë adhurues atje, por ajo ka mbetur pa fjalë nga një dhuratë special që i ka ardhur nga kryeministri i Rusisë Dimitry Medvedev.

Pas shfaqjes kryeministri i Rusisë i ka dhuruar Elhaidës, një buqetë të madhe me trëndafila dhe kjo gjë i ka pëlqyer shumë këngëtares shqiptare, e cila e ka ndarë menjëherë me ndjekësit.

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!" ka shkruar ajo në postim.