Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 16:04

Armina Mevlani shtatzënë? Kjo video nxjerr zbuluar blogeren

Një foto e postuar nga blogerja e njohur Armina Mevlani në adresën e saj, ku ajo shihesh me barkun e rrumbullakosur ngriti dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël.

Madje kur Armina u shpreh në një intervistë se shumë shpejt do të martohet me Shkëlzen Berishën, i përforcoi dhe më shumë lajmet se ajo mund të jetë shtatzënë. Mirëpo deri më tani blogerja nuk ka pranuar dhe mohuar gjë duke i lënë të gjithë në dyshime.

Së fundmi një video e postuar nga ana e regjisores së njohur, Vera Graboçka,në prapaskenat e spektaklit ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku shihet se Armina do të jetë e ftuara e radhës, ka ngritur dhe një herë dyshimet se ajo me të vërtetë mund të jetë shtatzëne.

Në këtë video shihet regjisorja duke i treguar Arminës për qëndrimin që duhet të mbaj, ndërkohë që Armina shihet shumë e shqetësuar për pjesën e barku, i cili duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

 

Prova @nekurthinepiterpan

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka) on