Përpara disa ditësh moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, i befasoi të gjithë teksa postoi një foto të veçantë ku si rrallëherë shihesh e zhveshur në shtrat. Ajo foto u komentua gjatë nga mediat, duke qenë se nuk është mësuar që moderatorja të bëjë postime kaq provokuese.

Mirëpo mesa duket ajo nuk ka qenë fotoja e vetme provokuese e Alketës pasi sot prezantuesja ka publikuar një tjetër. Ajo shihet e zhveshur dhe e mbuluar me një çarçaf të bardhë dhe pran saj ka bërë një dedikim shumë special për fëmijët e saj.

‘E vetmja zile zgjimi në mëngjes që nuk më shqetëson është e qeshura e fëmijëve të mi’ ka shkruar Vejsiu krah fotos së saj.




