Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 15:03

Pasi e talli publikisht, ish e dashura e Feros pendohet dhe ja çfarë thotë tani për reperin

Përplasjet e vazhdueshme mes reperit të njohur Fero dhe këngëtares Baby G kanë treguar se marrëdhëniet e tyre nuk janë aspak mirë. Ata u përfolën përpara disa muajsh për një lidhje, e cila nuk u konfirmua nga askush, por një foto ku Fero shihesh duke futur duart në pjesën intime të këngëtares, ngriti shumë dyshime se mes tyre ka pasur diçka.

Mirëpo që pas largimit të Baby G nga One Records, marrëdhënia e tyre është përkeqësuar dhe ata vazhdimisht i kanë bërë diss-e njëri-tjetrit.

Në një postim që Fero ka bërë së fundmi ka shkruar:  “Ne na pëlqen të luajmë me lodra”.

Megjithatë kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila ka reaguar menjëherë duke thënë: “I lemë fëmijët të luajnë me lodra të përdorura”.

Por Baby G është penduar për këtë gjë dhe në një postim tjetër ka treguar se ajo i do të gjithë ish bashkëpunëtorët e saj, duke kërkuar në këtë mënyrë paqe me reperin.

“Unë i dua të gjithë personat me të cilët kam bashkëpunuar, jo Diss-e, mos i bëni lëmsh situatat”, ka shkruar ajo.