Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 14:02

Pas 5 vitesh e la dhe u fejua me një tjetër, reagon ish e dashura e Erik Lloshit

Këngëtari i njohur Erik Lloshi i surprizoi të gjithë teksa pak kohë më parë lajmëroi se ishte fejuar me një vajzë të panjohur për publikun. Ai u diskutua shumë nga mediat, duke qenë se pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes 5 vjeçare me modelen Jola Progri.

Pasi fshinë çdo postim në rrjetet sociale, këngëtari konfirmoi për media se marrëdhënies së tyre i erdhi fundi. Vetëm një muaj pas ndarjes nga modelja seksi, Eriku u lidh me një vajzë tjetër me të cilën edhe shpalli fejesën.

I ftuar në emisionin ‘Thumb’ ai u shpreh:” "Që nga momenti që jam ndarë jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën time për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet kur kam qenë me dike. Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim".

Mirëpo për këtë ngjarje nuk ka mundur të mos reagonte dhe ish e dashura e tij e cila ka publikuar një video në isntastory, ku këndon një varg të këngës ‘Fund’ nga Majk.

"Gjithçka që me ty e ndërtova, e prisha vet unë fund i dhashë. Gabova, e kuptova që tepër von o tash", këndon Jola duke lënë të kuptohet se mund të ketë qenë ajo arsyeja e ndarjes dhe se është penduar.