Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 14:02

Pasi u nda nga i fejuari, Marina Fara publikon foto duke u puthur me një mashkull tjetër

Ajo pavarësisht se është vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka arritur që të krijojë identitetin e saj në showbizin shqiptar dhe shpesh herë të kthehet në një nga personazhet më të komentuar. Marina Fara tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot provokuese që poston, por edhe me jetën e saj private.

Përpara një viti ajo bëri publike fejesën e saj me biznesmenin Edi Ismaili dhe kjo ngjarje u kthye në një nga lajmet më të diskutuara. Mirëpo fejesa e tyre zgjati shumë pak, duke qenë se çifti i dha fund lidhjes në prill të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë edhe pse është aluduar se Marina ka pasur lidhje të tjera, bukuroshja nuk pranoi asgjë.

Por sot ajo i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar disa foto, ku shihet në shtrat duke u puthur me një mashkull. Fytyrën e tij është kujdesur që ta fsheh, prandaj dhe ende nuk dihet indetiteti i tij.