Nga Shqipëria / E Hënë 16 Prill 2018, 13:01

Thanë se ishte në një hotel me Jurgen Kurtin, Xhensila Pere ka dy fjalë për të thënë

Xhensila Pere që pas daljes nga shtëpia e famshme e ‘Big Brother’ ka arritur që të bëhet një personazh që gjithmonë përbën interes për mediat dhe për publikun. Ajo si shumë personazhe të tjerë shpesh herë është përfolur për lidhje të ndryshme, të cilat asnjëherë nuk janë pranuar nga ajo vetë.

 

Përpara disa javësh ajo u fotografua me një mashkull në një club duke u puthur. Dhe pas këtyre fotove disa foto të tjera u publikuan në media, ku ajo shihesh shumë afër me biznesmenin nga Durrësi, Jurgen Kurti.

 

Kurti është i njohur për publikun për disa nga bizneset e tij, por edhe për ngjarjen e ndodhur përpara dy vitesh, ku u akuzua se vrau të atin dhe më pas u shpall i pafajshëm.

Mediat shkruajtën sot se Xhensila dhe Jurgeni po e mbajnë lidhjen sekret dhe madje kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Durrës.

Mirëpo edhe pse ata shiheshin shumë afër, mesa duket janë veç miq dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi vetë ish banorja nëpërmjet një sqarimi që ka dhënë për mediat.

"Mjaft më! U lodha duke më "kapur mat" me miq, me bashkëpunëtorë apo me të afërm. Mjafton të jetë një mashkull afër meje dhe u bë lajmi. Është e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që kjo media nuk mendon që përtej personazhit publik, ka një familje të cilët cënohen nga ato idiotësi që shkruani", shkruan Xhensila Pere në postimin e saj.