Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret e cila ka qenë shumë e komentuar kohët e fundit për shkak të martesë së saj me milionerin maqedonas, i cili rezulton të jetë disa vite më i madh se ajo. Por pavarësisht fjalëve të shumta që janë thënë për atë, këngëtarja duket se po përjeton një martesë të lumtur, dhe së bashku me bashkëshortin mezi presin ardhjen në jetë të djalit të parë.

Mirëpo pavarësisht kësaj Adelina deri më tani nuk ka hedhur asnjë foto me partnerin e saj dhe edhe pse kurioziteti i ndjekësve është i madh, ajo në çdo foto ku ai mund të jetë prezent është kujdesur që ti mbulojë fytyrën.

Por njëri prej miqëve të saj, këngëtari i njohur Bertan Asllani ka postuar së fundmi një foto të rrallë të këngëtares me bashkëshortin e saj.

Ai ka qenë i ftuar së fundmi në një darkë në shtëpinë e Adelinës dhe ka publikuar një foto ku shihet së bashku me këngëtaren dhe Serjoza Markov. Pranë fotos ai ka shkruar: “Ju faleminderit për mikpritjen. Një çift shumë i dashur”.



