Noizy është jo vetëm një ndër reperët më të njohur në Shqipëri, por edhe një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat.

Por ndonëse ai kurrë nuk flet për jetën e tij private dhe për lidhjet që mund të krijojë, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, Noizy nuk e ka aspak problem që të flirtojë edhe me fanset e tij.

Së fundmi janë bërë publike disa mesazhe ku shihet reperi duke ngacmuar një nga fanset e tij bukuroshe. Ai i ka shkruar një vajze në orë e para të mëngjesit duke i shprehur simpatinë e tij dhe duke e quajtur atë të bukur.

“Do thush ti nga e di un që ti je yll? Se të pash edhe në fcb, cuditrisht më doli aty”, i shkruan Noizy në instadirekt.

Vajza e emocionuar nga ky mesazh nuk ka nguruar dhe e ka publikuar në adresën e saj duke shkruar: “Omg...A speciale SMS”./Burimi:Intv.al



