Nga Shqipëria / E Diel 15 Prill 2018, 17:05

Noizy ngacmon fansen në orët e vona, ajo nuk nguron dhe i publikon mesazhet

Noizy është  jo vetëm një ndër reperët më të njohur në Shqipëri, por edhe një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat.

Por ndonëse ai kurrë nuk flet për jetën e tij private dhe për lidhjet që mund të krijojë, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, Noizy nuk e ka aspak problem që të flirtojë edhe me fanset e tij.

Së fundmi janë bërë publike disa mesazhe ku shihet reperi duke ngacmuar një nga fanset e tij bukuroshe. Ai i ka shkruar një vajze në orë e para të mëngjesit duke i shprehur simpatinë e tij dhe duke e quajtur atë të bukur.

 “Do thush ti nga e di un që ti je yll? Se të pash edhe në fcb, cuditrisht më doli aty”, i shkruan Noizy në instadirekt.

Vajza e emocionuar nga ky mesazh nuk ka nguruar dhe e ka publikuar në adresën e saj duke shkruar: “Omg...A speciale SMS”./Burimi:Intv.al