Nga Shqipëria / E Diel 15 Prill 2018, 17:05

Eugent Bushpepa ngre në këmbë sallën, çmend Amsterdamin me këngën 'Mall'

Siç dihet në datën 8 maj do të mbahet në Lisbonë dhe nata e parë gjysmë finale e festivalit europian të këngës ‘Eurovizion’. Prej disa ditësh të gjitha shtetet kanë filluar një tur në disa prej vendeve të Europës, për të promovuar këngën përfaqësuese të vendit të tyre.

Edhe këngëtari Eugent Bushpepa i cili do prezantohet me këngën ‘Mall’ ka qenë në Amsterdam së fundmi, ku ka ngritur në këmbë publikun me performancën e tij.

Rokeri ka elektrizuar skenën me performancën e tij duke marrë duartrokitje dhe brohorima nga të pranishmit.

Gjithashtu kjo performanc është komentuar mjaft mirë nga fansat e Eurovizionit në rrjetet sociale, dhe të gjithë mezi presin paraqitjen e Eugentit në netët live.

 

Eugent Bushpepa - Mall / Eurovision in Concert, Amsterdam @eugentbushpepa

A post shared by Eurovision Albania ©FFICIAL (@eurovisionalbania) on