Ardian Bujupi është kthyer në një nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku shqiptar, duke qenë se çdo këngë e tij kthehet menjëherë në hit. Këngëtari i njohur prej ditësh ka lajmëruar nëpërmjet postimeve të ndryshme në adresën e tij që ka publikuar këngën e tij më të re, e cila titullohet ‘Arigato’.

Siç shihet klipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe në një video të postuar në adresën e tij, ai ka treguar një incident epik që i ka ndodhur gjatë xhirimeve.

Në videon e postuar ai shihet duke kënduar dhe duke ecur përpara një makine tip ‘Range Rover’ e cila ishte pa shofer. Në një moment makina ecën më me shpejtësi dhe e përplas Ardianin nga pas. Ndërkohë këngëtari duke qeshur vrapon duke ju larguar makinës, deri sa dikush nga stafi arrin ta fik.
Kjo skenë ka shkaktuar shumë të qeshura jo vetëm tek stafi i Ardianit, por edhe tek ndjekësit e tij të cilët nuk kanë nguruar t’ia plasin të qeshurës në komente.



