Përpara disa ditësh këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi, i habiti të gjithë teksa lajmëroi që është fejuar me një vajzë.

Ai kishte shumë pak kohë që kishe dal nga një marrëdhënie e gjatë dhe lajmi i fejesës ishte disi i papritur për fansat e tij. Mirëpo ndonëse në fillim nuk e bëri publik emrin e vajzës që i ka vjedhur zemrën, disa ditë më vonë ai postoi një foto me të.

Në përshkrim të fotos ai kishte bërë tag vajzën në fjalë dhe emir i saj është Romina Sablic. Nga mbiemri i saj, të gjithë ndjekësit filluan të aludonin se vajza është me origjinë serbe.

Por pavarësisht origjinës së saj, mësohet se Romina është rritur në Tiranë dhe ka kryer edhe studimet e larta këtu, ndërkohë që ende nuk është zbuluar se si ajo dhe Eriku janë njohur.




