Të gjithë e njohin legjendën e famshme të fëmijëve që lindin me ‘këmishë’ për të cilët thonë se kanë shumë fat në jetë dhe çdo gjë u ecën mbarë.

Mirëpo edhe pse ky fenomen është shumë i rrallë pasi siç është mësuar mund të ndodhë vetëm në 1 në 80 mijë lindje, ditën e djeshme një fëmijë fatlum ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë me ‘këmishë’.

Lajmin e ardhjes së tij në jetë e ka bërë të ditur doktoresha Anika Dokle përmes një statusi në Facebook që e ka shoqëruar me foton e foshnjës që gjendet ende brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe dhe si këmisha.

