Nga Shqipëria / E Diel 15 Prill 2018, 14:02

Përplasi me makinë motorristin, këngëtari shqiptar rrëfen tmerrin që përjetoi

Ditën e djeshme në emisionin e njohur ‘Prive’ ka qenë i ftuar këngëtari i njohur dhe bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Robert Berisha. Roberti ka marr pjesë në rubrikën e quajtur “10 gjëra që si dini për të” ku dhe ka rrëfyer një ngjarje vërtetë tronditëse për të cilën nuk kishte folur asnjëherë publikisht.

Ai tregoi publikisht për një aksident që kishte ndodhur përpara 10 vitesh, ku mbeti i plagosur një burrë me motor për shkak të një përplasjeje të fortë.

“Kam bërë një aksident në vitin 2007 duke u kthyer prej Ohrit nga një mbrëmje. Jam nisur për në Kosovë në 5 të mëngjesit, pa gjumë, po ecja shpejt me makinë dhe në hyrje të Kërçovës përpara më ka dalë një motorrist. Motorri shkoi 50 metra andej, makina u rrotulluar 3, 4 herë. Motorristi menduan se vdiq, por për fat shpëtoi. E morën me helikopter, e çuan në Shkup. Sot ai është i palëvizshëm. Kam qenë në paraburgim derisa ata e konstatuan që ai po ecte në krahun e kundërt dhe unë nuk isha fajtor”, rrëfeu Roberti.