Nga Shqipëria / E Diel 15 Prill 2018, 13:01

Lori Hoxha bën ndryshimin drastik në pamje dhe as vëllai nuk e njohu

Lori Hoxha është një nga femrat më me stil të showbizit shqiptar, së cilës i pëlqen shumë të eksperimentojë me pamjen e saj dhe përherë e shohim të veshur ndryshe, duke qenë se ndjekë modën e minutës së fundit.

 

Mirëpo edhe pse kohët e fundit ajo është shfaqur me flokë të gjata dhe shumë bionde, si dhe e një stil të veshuri pak ekstravagant, së fundi Lori i ka habitur të gjithë me ndryshimin e saj.

 

Ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me një fustan të mbyllur dhe me flokë të shkurtra. Ky look është shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë blogeren e njohur dhe me këtë pamje as vëllai i saj nuk e ka njohur.

 

Këtë gjë e ka treguar vetë Lori pasi pranë fotos ka shkruar: “‘kaq ndryshe sa dhe vëllai nuk më njohu”.