Pak ditë më parë reperi i njohur Stresi u arrestua nga policia pasi u kap duke konsumuar kokainë së bashku me disa miqtë të tij.

Ky lajm bëri bujë në të gjithë mediat, mirëpo reperi i njohur kishte dëshmuar se në fakt kokaina nuk ishte e tija, pasi ai nuk merret me shitje thjesht është një konsumues i saj.

Ditën e sotme është marr edhe vendimi përfundimtar nga ana e Gjykatës në lidhje me Arkimed Lushën. Gjykata vendosi që ta lirojë atë nga burgu, por me kërkesë të Prokurorisë u vendos masa e detyrimit me paraqitje.

Ndërkohë kjo nuk ishte hera e parë që këngëtari arrestohesh, pasi dy vite më parë ai u arrestua dhe më pas u arratis nga komisariati, një ngjarje që bëri bujë në atë kohë.



