Nga Shqipëria / E Diel 15 Prill 2018, 12:12

Duke larë orën me shampanjë: Ja pamjet nga ditëlindja luksoze e Fjolla Morinës

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka mbledhur disa nga mikeshat dhe ka organizuar një festë mjaft luksoze për të festuar 32 vjetorin e lindjes.

Fjolla nuk ka nguruar që ditën e djeshme të ndante me fansat video të ndryshme ku shihesh se në fillim kishte organizuar një darkë me mikeshat e saj në një vend tepër luksoz, ku dalloheshin ëmbëlsirat e ndryshme dhe dekori modern.

Ndërkohë më vonë këngëtarja ka shkuar në një club ku dhe ka shpërthyer në festime. Në videot e postuara shihet duke derdhur shampanjë për të larë orën e saj dhe duke kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.