Nga Shqipëria / E Diel 15 Prill 2018, 12:12

Sot një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, por s’do ta besoni çfarë punonte dikur Samir Mane

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte i ftuar biznesmeni i njohur Samir Mane i cili është edhe personi më i pasur në Shqipëri, pasi zotëron një numër të madh biznesesh. Mirëpo siç rrëfeu edhe vetë Mane, ai përpara 26 vitesh kur nuk ka pasur kaq shumë lek ka punuar kambist për 3, 4 muaj.

“Dilja tek “dollari”, diku nga fillimi i vitit 1992. Aty ishin plot njerëz që shkëmbenin dhrahmi. Me disa shokë të mi, merrnim dhrahmi në treg i çonim në Austri, shkëmbenim dollarë dhe i sillnim prapë të nesërmen. Kishte fitime për shkak të kursit, fitoheshe goxha para në atë kohë.

"Bashkë me shokun tim i futëm lekët në arka konjaku. Shkuam në Austri për t’i shkëmbyer në bankë dhe për t’u kthyer prapë në Tiranë. Në doganë austriake, ata u shqetësuan se mos ishin pije alkoolike, se për lekë nuk ishte problem. I thamë ne janë dhrahmi. Thirri shefin ai, i hapën arkat, plot me lekë. U habitën që kishim shkuar me arka konjaku plot me lekë. Unë fitoja 2 ose 3 mijë dollarë atë kohë”, tregoi Mane.