Këngëtarja e njohur Arbërie Hadërgjonaj është përballur së fundmi me një lajm të tmerrshëm. Një nga portalet shqiptare ka shfrytëzuar emrin e saj dhe ka bërë një lajm të rrem, ku thuhet se këngëtarja e njohur ka humbur jetën në një aksident.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga ana e këngëtares e cila ka nxituar të reagojë nga New Yorku, mbi këto trillime skandaloze.

Ajo ka shpërndarë pak më parë në adresën e saj një foto ku shihet lajmi me titull: “Sapo ndodhi... Aksident në Rrugën e Kombit, vdes këngëtarja shqiptare” dhe poshtë ti ka shkruar: “Menjëherë pas këtij lajmi të rremë Arbëria ka reaguar duke shkruar, “Unë jam shëndoshë e mirë në Neë York”. Ndonëse e ka marrë me sportivitet me siguri këngëtarja do jetë shokuar pas këtij lajmi skandaloz.



