Një nga temat më të diskutuara së fundmi në mediat online ka qenë marrëdhënia mes koreografit të njohur, Albi Nako dhe blerinës së njohur Alba Hoxha. Dyshja ka udhëtuar së bashku në Belgjikë, Paris dhe Amsterdam dhe kjo ka mjaftuar që shumë portale të aludojnë që mes tyre po ndodh diçka më shumë se miqësi.

Mirëpo për këto lajme ka reaguar vetë koreografi i njohur për revistën ‘Class’ ku ka deklaruar se mes tyre nuk ndodh asgjë, ata janë thjesht duke punuar për një projekt që do të sjellin së shpejti.

“Në jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha…”, mbylli Albi deklaratën pa dashur të komentojë gjatë atë që nuk ka asnjë vend për koment.





