Luana Vjollca është një ndër femrat më seksi të showbizzit shqiptar, e cila ka arritur të fitojë simpatinë e publikut dhe jo më kot është një ndër personazhet më të ndjekur shqiptar në Instagram.

Së fundmi ajo ka qenë larg ekranit duke qenë se emisioni i saj ‘Shiko kush luan’ mbaroi përpara disa muajsh. Moderatorja ka përfituar nga koha e lirë dhe ka qenë vazhdimisht nëpër udhëtime.

Mirëpo mesa duket Luana ka mbledhur forcat dhe tashmë është e gatshme që ti rikthehet punës në ekran, dhe këtë gjë e lajmëruar vetë nëpërmjet një postimi.

Në një foto ku ajo shihe e veshur me rroba sportive ka shkruar: “"Ju mungova? Shihemi shpejt me projekte te reja. Shijoni fundjavën."- ka shkruar ajo krahas fotos, duke i lënë fansat në pritje për projektin që me shumë mundësi do të jetë një emision i ri ose ndonjë projekt muzikor.



