Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Prill 2018, 18:06

Shokuese: Xhaxhai gjuan me pistoletë nipin 14-vjeç gjatë festës familjare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në një festë familjare, ku xhaxhai i familjes pa dashur ka qëlluar aksidentalisht nipin  e tij 14-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku i mituri është dërguar urgjentisht pas plagosjes, por nuk ka mundur ti bënte ballë plagëve dhe ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Siç kanë treguar dhe autoritetet mendohet që ngjarja ka ndodhur në momentit gjatë krismave, ku arma është bllokuar dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagosjet i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i cili nuk ka arritur që të mbijetojë.

Sipas policisë është arrestuar edhe xhaxhai i viktimës të cilit në makinën e tij u sekuestrua dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga ai.