Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Prill 2018, 17:05

Aktori shqiptar i hap probleme moderatores së njohur, e ndan nga i fejuari

Nevina Shtylla është një nga moderatoret e njohura të ekranit shqiptar e cila edhe pse ende e re në moshë ka arritur që të tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe të bëhet shpejt një nga personazhet më të përfolur.

Ajo mund të themi që është një prej moderatoreve më diskrete për sa i përket jetës së saj private duke qenë se e ka mbajtur atë larg syrit të publikut. Ajo edhe pse ka pranuar se është në një lidhje, mediat shpesh kanë aluduar se Nevina është ndarë.

Por së fundmi pas disa postimeve që ka bërë aktori i humorit, Rezart Veleshnja, aludimet se moderatorja mund të jetë ndarë janë shtuar.

Ai ka publikuar një foto ku shihet së bashku me Nevinën dhe pran saj ka shkruar: “Nevina me të fejuarin, e ndava nga ai që ka”.

Ai shihet i veshur me paruke dhe kostum dhe duke bërë shaka me lajmet e fundit që po qarkullojnë për moderatoren ka bërë sikur është i fejuari i saj.