Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Prill 2018, 15:03

E papritur: Jo vetëm Shqipëria por edhe Finlanda do të këndojë shqip në 'Eurovizion'

Festivali i njohur i muzikës europiane ‘Eurovizion’ ka arritur pothuajse në netët live, pasi në 10 maj do të mbahet nata e parë gjysmë finale në Lisbonë të Portugalisë, ku përfaqësuesi i vendit tonë, Eugent Bushpepa, do të prezantojë Shqipërinë me këngën ‘Mall’ që do të interpretohet në shqip.

Mirëpo kënga e Eugentit s’do të jetë e vetmja që do të këndohet në shqip, pasi është mësuar se Finlanda ka përgatitur një surprizë për këtë edicion.

Finlanda do të prezantohet me një këngë, e cila do të këndohet në 34 gjuhë të botës, mes tyre edhe shqip. Këngëtarja finlandeze Saara Aalto do të interpretojë këngën “Monster” dhe do të shoqërohet nën tingujt e pianos.