Shpesh kemi dëgjuar shumë personazhe të njohur të cilët janë shprehur se bashkëshortet e tyre janë xheloze për ta, duke qenë se si VIP-a lakmohen shumë nga gjinia femërore. Mirëpo për këngëtarin e njohur, Bujar Qamili, një gjë e tillë nuk vlen aspak, pasi ai ka treguar publikisht se gruaja e tij nuk është aspak xheloze.

Së fundmi këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin ‘Boom’ ku i pyetur nga dy moderatoret se nëse gruja është xheloze ai ka habitur me përgjigjen që ka dhënë.

“Më thonë a bëhet xheloze gruaja? Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë: Shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi” tregoi Qamili.



