Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Prill 2018, 14:02

Anxhelina çmend amerikanët, shkon pothuajse e zhveshur në festival

Anxhelian Hadërgjonaj mbahet si një nga vajzat më seksi dhe më të bukura të showbizit shqiptar. Edhe pse prej kohësh nuk ka nxjerr një projekt të ri muzikor, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpërndan gjithmonë foto dhe video nga jeta e saj në Los Angeles.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka treguar se do të jetë pjesë e festivalit të njohur amerikan 'Coachella' dhe me veshjen e saj ka ndërmend të çmendi të gjithë të pranishmit.

Ajo ka postuar disa video dhe foto ku shihet sesi po përgatitet për këtë festival, ku kanë qenë të pranishëm emra të njohur amerikan.

Anxhelina kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë gold, i cili është shumë i hapur dhe i tregon asaj shumë pjesë të trupit.