Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Prill 2018, 14:02

Pasi Albi Nako u kap mat me të dashurën e re, Klaudia Pepa bën reagimin e parë

Ndërkohë që balerina e njohur, Klaudia Pepa, është rikthyer në Shqipëri dhe po shijon disa ditë pushimi pranë miqve dhe familjarëve, ish-bashkëshorti i saj Albi Nako është larguar nga Shqipëria për pushime.

Siç edhe kanë shkruar mediat së fundmi, koreografi i njohur nuk ka qenë i vetëm në këtë udhëtim. Është aluduar se ai dhe balerina, Alba Hoxha, janë arratisur së bashku nga Shqiperia dhe se mes tyre po ndodh diçka më shumë se miqësi.

Dyshimet nisën pasi në fillim si Albi si Alba postuan foto nga Brukseli, dhe më pas edhe nga Parisi, ku dallohesh qartë që ndodheshin në të njëjtin vend.

Mirëpo sapo qarkulloi lajmi se koreografi mund të jetë në një marrëdhënie të re dashurie, ish- bashkëshortja e tij, Klaudia Pepa ka bërë reagimin e parë.

Ajo ka treguar nëpërmjet postimit të fundit se nuk i interesojnë këto lajme dhe ka vazhduar të prezantoj për të gjithë projektin e saj të ri.

Nëpërmjet një fotoje tepër sensuale dhe provokuese, Klaudia ka treguar se shumë shpejt gjithë projektet e reja do të mund ti ndjekim në adresën e saj Vevo në Youtube.