Ditën e djeshme lajmi që këngëtari i njohur Arkimed Lusha, i njohur si Stresi u arrestua, pasi u kap nga policia duke konsumuar kokainë.

Ai ndodhësh në një lokal së bashku me disa miq të tij teksa policia ka mbërritur dhe i ka arrestuar të gjithë për përdorimin e drogës.

Ai prej ditës së djeshme ishte i ndodhur në komisariat teksa më herët ka dhënë edhe dëshminë e tij të parë, ku i ka habitur të gjithë teksa ka pranuar që është përdorues droge.

“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Kokainën e gjeta në lokal, por nuk e kisha blerë unë. Me miqtë konsumoj drogë kur gjej dhe atë e kishin sjellë disa djem për ta konsumuar. Dua të lirohem sepse nuk kam bërë asnjë shkelje”, deklaroi Stresi në polici.




