Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Prill 2018, 12:12

Plas në DWTS: Pjesëtari i jurisë shpërthen keq kundër konkurrentit

Mbrëmja e djeshme në ‘Dancing with the Stars’ ishte e mbushur plotë me tensione dhe debate. Pas një debate mes pjesëtarit të jurisë, Jul Deda, dhe çiftit të konkurrentëve Rovela Dilo dhe Eltion, Juli nuk u ndal me aq dhe u kap keq dhe me një tjetër konkurrent.

Pas kërcimit të Xhanit, Juli e kritikoi prezantuesin duke i thënë që kërceu  duke përtypur çamçakëzin, por ky i fundit nuk nguroi dhe ja ktheu me ironi.

"Mos bëj ironi me mua", i tha Juli i nxehur dhe mes tyre nisi debati ndërkohë që balerina Ledia ndërhyri duke i thënë mos ta bënin kaq të madhe.

Edhe pse Xhani këmbënguli që nuk bëri ironi, Juli i bindur për të kundërtën i tha që të mos e vazhdonte më këtë muhabet, pasi e dinte që ishte ironi.