Nga Shqipëria / E Enjte 12 Prill 2018, 19:07

Nëna e Marios është një mama tipike shqiptare, shihni çfarë i punon grimjerit

Ai është një nga grimierët më të njohur në botë i cili asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e tij shqiptare. Madje në çdo dalje publike gjithmonë ka treguar krenarin e madhe që ka për vendin e tij.

Së fundmi Mario Dedivanovic ka bërë dhe një bashkëpunim me Kim Kardashian në disa produkte make-up-i, ku njërin prej tyre e ka quajtur ‘Albania’.

Mirëpo siç dihet Mario e flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe gjithashtu së fundmi ka treguar nëpërmjet një postimi që zakonet shqiptare vazhdojnë dhe zbatohen ende në familjen e tij.

Ai ka shkuar në New York për të vizituar prindërit e tij dhe nëna e tij ka bërë veprimin tipik të një shqiptari, i ka dhënë atij një palë pantofla, sapo është futur në shtëpi.

Ai i ka zbuluar të gjithëve se kështu është kur shkon në një shtëpi shqiptari, gjithmonë do të ofrojnë një palë pantofla për të veshur.