Është një ndër këngëtaret më të bukura dhe më seksi të showbizit shqiptar, e cila prej kohësh është zhvendosur në SHBA, ku dhe po zhvillon karrierën e saj muzikore.

Bëhet fjalë për, Dafina Zeqirin, e cila është dalluar gjithmonë për stilin e veçantë që e karakterizon dhe mesa duket këtë stil ajo e ka pasur që në vegjëli.

Së fundmi këngëtarja ka shpërndarë një foto të vjetër ku shihet shumë e vogël në moshë, një foto kjo që është shkrepur në 14 prill të vitit 1989, ditën e ditëlindjes së saj.

Duke qenë se kjo datë po afron, Dafina ka paralajmëruar se në 14 prill të këtij viti, ku dhe mbush 29 vjeç, ajo do të sjell shumë surpriza.



