Nga Shqipëria / E Enjte 12 Prill 2018, 16:04

E harroi Klaudian: Albi Nako kapet mat, ne pushime me balerinën Alba Hoxha

Ata të dy përveç se koleg pune janë edhe dy miq të mirë. Por së fundmi mediat kanë aluduar gjatë se mes koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së trupës së tij të baletit, Alba Hoxha, po ndodh diçka më shumë se shoqëri.

Tashmë që Albi  dhe balerina Klaudia Pepa u divorcuan, koreografi është i lirë që të krijojë një romancë të re në jetën e tij. Ai dhe Alba janë parë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje kudo shihen bashkë, gjë që ka ngritur dyshimet se mund të jenë në një lidhje.

Dhe këto dyshime i përforcon edhe më shumë fakti se që të dy ndodhen momentalisht në Bruksel të  Belgjikës. Koreografi ka postuar në faqen e tij në Instagram një foto ku shihet në Bruksel dhe pa vonuar shumë edhe Alba ka publikuar një foto në Facebook nga i njëjti vend.

Epo kjo nuk mund të jetë një rastësi dhe me shumë siguri  dyshja e njohur ndodhen së bashku me pushime. Mos vallë një çift i ri po krijohet në showbizin shqiptar? Kjo na mbetet për ta zbuluar në vazhdim.