Majlinda Bregu është një nga ish deputetet më të komentuara duke qenë se pamja e saj dhe stili i të veshurit kanë tërhequr përherë vëmendjen e publikut e medias. Ajo së fundmi është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohën kur ka qenë një studente.

Në atë kohë Majlinda përveçse studionte, edhe punonte part time si spikere lajmesh në TVSH. Ish deputetja në foton e publikuar prej saj shihet shumë e re në moshë dhe shumë ndryshe nga tani.

Pranë saj ajo ka shkruar: ““Çfarë kthimi në kohë! 1995 ose 21 vjeç. Part time në TVSH, full time studente. Mirë që kishte Eleni Toroveci një buzëkuq ekrani për të gjitha”.



