Nga Shqipëria / E Enjte 12 Prill 2018, 15:03

I dërgonte video erotike nxënëses, merret vendimi për mësuesin e matematikës

Ditën e djeshme pas një denoncimi që ish kryeministri Sali Berisha bëri në faqen e tij në Facebook, ku tha publikisht se mësuesi i matematikës së një shkolle në Fushë-Krujë i kishte dërguar nxënëses së tij video erotike, mori vëmendjen e të gjitha mediave duke u kthyer në një nga temat më të diskutuar gjatë orëve të fundit.

Pas denoncimit të tij videoja u bë publike dhe u shpërnda në rrjetet sociale. Sot mësuesi i shkollës 9-vjeçare ‘Adem Gjeli’, Fatmir Delvina u pezullua nga detyra e tij si mësues.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga Ministria e Arsimit që është shprehur se  institucioni arsimor dënon ashpër veprimin, ndërsa mësuesi është pezulluar deri sa të përfundojnë hetimet.

Ndërsa vetë mësuesi ka reaguar dje duke u shprehur se ajo video ishte diçka e tija personale dhe se nuk kishte të bënte fare me ambientin e shkollës. Madje dhe bashkëshortja e tij ka pohuar se videoja ka qenë një lojë mes tyre.