Nga Shqipëria / E Enjte 12 Prill 2018, 15:03

Pas konfliktit që bëri bujë, Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj përballen publikisht

Të gjithë e mbajmë mend kohën kur Rudina Dembacaj ka qenë pjesë e spektaklit të humorit 'Al Pazar' së bashku me Agron Llakaj. Ata luanin së bashku një pjesë të madhe të roleve, por pas një kohe të gjatë Rudina u largua nga ky show dhe largimi i saj u shoqërua me shumë bujë, duke qenë se u tha se mes saj dhe Agronit kishte pasur një konflikt.

Shumë media shkruan në atë kohë që zënka e tyre ishte serioze dhe madje ata nuk kishin mbetur miq. Mirëpo për herë të parë që pas largimit të Rudinës nga 'Al Pazar' dy aktorët e humorit do të përballen në një emision.

Sipas emisionit radiofonik ‘Chaud Patate’ i ftuari i radhës në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan ‘do të jetë Agron Llakaj, ku siç dihet pjesë e emisionit është edhe Rudina. Tani na mbetet vetëm të shikojmë sjelljen e aktorëve në skenë.