Nga Shqipëria / E Enjte 12 Prill 2018, 14:02

Pasi sulmoi Encën, motra e saj merr hak dhe shanë keq gazetaren

Para disa ditësh një postim i këngëtares Enca  në isntastory ku u shpreh: ‘Pjeshka aq e mirë sa që thërras emrin tim gjatë seksit” ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat të cilat diskutuan gjatë për këtë gjë.

Madje edhe gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj në emisionin e saj radiofonik ka bërë një deklaratë ku e ka sulmuar Encën për këtë postim dhe madje ka thënë se tashmë organin gjenital të femrave ta thërrasim ‘Enca’.

“Enca ka bërë një deklaratë që i ka çuditur të gjithë. 'Gjatë seksit unë thërras emrin tim' thotë Enca. Pra, e keni parasysh atë mikun mashkullor i themi 'Genci', tani asaj mikeshës femërore nuk do t'i themi më 'pjeshka', por do t'i themi 'Enca'. Por duhet të jetë e kolme ajo, e kështu, buçko domethënë që ta thërrasim 'Enca'. Ka nxjerrë në Instastory pa pikën e turpit 'Pussy so good', që në shqip do të thotë 'Pjeshka është shumë e mirë."

Mirëpo edhe pse vetë këngëtarja nuk ka reaguar për këtë deklaratë të gazetares, ka qenë motra e saj Uindi ajo e cila ka shpërthyer kundër Dasarës me një postim në InstaStory.

“Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”- ka shkruar Uindi duke ironizuar gazetaren.