Shpesh pavarësisht marrëdhënieve të mira që mund të të ketë vëllain me motrën, ka raste kur dhe mes tyre lindin keqkuptime dhe zënka të vogla, duke pasur parasysh që djemtë gjithmonë tregohen protektiv ndaj motrave të tyre dhe shpesh i ndalojnë ato të bëjnë shumë gjëra.

E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi dhe mes këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexhës dhe vëllait të saj. Ai nuk ka duruar dot kur e ka parë motrën duke bërë twerk dhe e ka gjuajtur atë.

Në një video të postuar nga ana e Bebes, shihet vëllai i saj duke kërcyer teksa në një moment këngëtarja e kthen kamerën nga pasqyra dhe filmon veten duke bërë twerk.

Në këtë moment vëllai i saj i inatosur ka rrëmbyer një jastëk dhe e ka gjuajtur këngëtaren, e cila e befasuar ka filluar të bërtasë.
bebe from videovimeo1 on Vimeo.



